Chelsea pas Jimenez

‘Blutë e Londrës’ do shkojnë për lojtarin e Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez. Sipas raportimeve të fundit nga mediet e huaja, Chelsea do të përpiqet të nënshkruajë me Jose Maria Gimenez në janar, përcjell lajmi.net. Qendërmbrojtësi uruguaian po konsiderohet si një nënshkrim prioritet për të forcuar vijën e pasme pas një serie rezultatesh zhgënjyese. 27…

Sport

10/11/2022 21:11

‘Blutë e Londrës’ do shkojnë për lojtarin e Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet e huaja, Chelsea do të përpiqet të nënshkruajë me Jose Maria Gimenez në janar, përcjell lajmi.net.

Qendërmbrojtësi uruguaian po konsiderohet si një nënshkrim prioritet për të forcuar vijën e pasme pas një serie rezultatesh zhgënjyese.

27 vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025 me ‘rojiblancos’.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e tij në Angli./Lajmi.net/