Chelsea ka një trajner të ri
Chelsea ka gjetur trajnerin e ri, i cili do të marrë detyrën pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Antonio Conte do të jetë trajner i ri i Chelseas.
“Blues” kanë arritur marrëveshje në parim me selektorin e Italisë që do të largohet nga posti pas Euro 2016.
Sipas mediave britanike dhe atyre italiane, Conte do të jetë strategu i ri i skuadrës nga Stamford Bridge, përcjell “Lajmi.net”.
Chelsea shkarkoi Jose Mourinhon më herët gjatë këtij sezoni.
Dhe, në vend të tij në kontratë afatshkurtër deri në fund të edicionit e emëroi Guus Hiddinkun.