Chelsea blindon Hazardin

Një kontratë e re për të larguar spekulimet e tregut. Jose Mourinho dëshiron të blindojë mesfushorin e Chelseas, Eden Hazard duke i ofruar kontratë të re për katër ose pesë vjet me pagë të rritur në 240 mijë funte në javë, ka njoftuar Daily Express. Strategu portugez dëshiron të marr masa duke siguruar të ardhmen…

Sport

20/03/2014 10:04

Një kontratë e re për të larguar spekulimet e tregut.

Jose Mourinho dëshiron të blindojë mesfushorin e Chelseas, Eden Hazard duke i ofruar kontratë të re për katër ose pesë vjet me pagë të rritur në 240 mijë funte në javë, ka njoftuar Daily Express.

Strategu portugez dëshiron të marr masa duke siguruar të ardhmen e yllit belg në Stamford Bridge në mënyrë që klube të interesuara për shërbimet e tij si Paris Saint-Germain e Real Madrid të humbin shpresat për angazhimin e tij.

Hazard ka qenë futbollisti më i dalluar i Chelseas gjatë këtij sezoni dhe Mourinho vazhdimisht e ka krahasuar me më të mirët në botë përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Dhe, në mënyrë që të përkujdeset që Hazard të mbetet në Chelsea, Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë Hazardit kontratë afatgjate me pagë të rritur.