Chelsea barazon ofertën e PSG-së për Hakimin

Chelsea ka barazuar ofertën e PSG-së prej 60 milionë euro për mbrojtësin e Interit, Achraf Hakimi.

Sport

09/06/2021 13:50

Sipas Sky Italia, Inter ndoshta është më i hapur për propozimin e “Bluve” të Londrës sepse klubi italian ka interesim për Emerson Palmierin dhe Andreas Christensen, transmeton lajmi.net.

Inter e do Palmierin në huazim, derisa Chelsea preferon që të jetë blerje direkte.

Oferta e Chelsea vazhdon të duket e shkurtër nëse krahasohet me çmimin e “Neurazzurëve”, të cilët e vlerësojnë marokun në vlerë 80 milionë euro.

Edicionin e kaluar, Hakimi shënoi shtatë gola dhe regjistroi 10 asistime në Seria A.

Ai u transferua nga Real Madrid për 40 milionë euro dhe falë formës së mirë, vlera e tij është dyfishuar.

Sidoqoftë, mbetet të shihet në javët në vijim cila skuadër do arrijë ta transferojë Hakimin./Lajmi.net/