Challandes konfirmon miqësoren e radhës për Kosovën, në Prishtinë vjen kombëtarja e njohur

15:07 | 21 Dhjetor 2018

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë një ndeshje të rëndësishme miqësore në mars të vitit 2019, pak ditë para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

‘Dardanët’ janë pjesë e grupit A së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Të qenit në një grup me pesë skuadra, Kosova do të duhet të zhvillojë një ndeshje miqësore para fillimit të ndeshjeve kualifikuese.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka zbuluar se Kosova në mars do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Danimarkës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, raporton Insporti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kemi gjithashtu dy miqësore, një kundër Danimarkës në Kosovë dhe më pas do të shohim, nuk e di. Do të luajmë gjithashtu me Gjibraltarin, në tetor ndoshta, kaq shumë ndeshje janë të mira për ekipin”, ka thënë Challandes.

Kandidatë të mundshëm për miqësore kanë qenë edhe Gjermania dhe Uellsi. Për një përballje me këta të fundit ka raportuar edhe BBC./Lajmi.net/