Çfarë dihet deri tani për dy policët që u zhdukën në Lepenc?

Asnjë gjurmë nga zhdukja e dy policëve të Kaçanikut, Malor Dashi dhe Armend Trena.

Lajme

03/05/2018 08:21

Sot është dita e gjashtë e zhdukjes pa asnjë gjurmë deri më tani e dy policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena vetura e të cilëve u gjet të shtunën në lumin Lepenc.

Njësitet e Forcave të Sigurisë dhe të Policë që nga dita e shtunë janë duke bërë kërkime në Lepenc për të gjetur dy policët.

Zhytësi, Ismail Kasumi dje tha për lajmi.net se sot do të jetë i pranishëm sot në kërkimet që po vazhdojnë në Lepenc.

Dje ai kishte marrë ftesës nga ana e Policisë dhe kryetarit të Komunës së Kaçanikut për të ndihmuar në kërkimet për policët e zhdukur. /Lajmi.net/