“Çdo ditë i qes çaj”, Martinez tregon si do e trajtonte Messin në Aston Villa: Edhe rrogën do e ulja për të…

Portieri i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez ka folur rreth situatës së Lionel Messit në ekipin nga Ligue 1, Paris Saint-Germain. Ka disa javë që tifozët ultras të ekipit francez fishkëllejnë fituesin e Kupës së Botës dhe kërkojnë largimin e tij, prandaj situata e yllit argjentinas është ende në pikëpyetje dhe me shumë gjasa do…

Sport

23/05/2023 18:22

Portieri i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez ka folur rreth situatës së Lionel Messit në ekipin nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Ka disa javë që tifozët ultras të ekipit francez fishkëllejnë fituesin e Kupës së Botës dhe kërkojnë largimin e tij, prandaj situata e yllit argjentinas është ende në pikëpyetje dhe me shumë gjasa do të largohet nga Franca në fund të muajit qershor, shkruan Lajmi.net

Për këtë situatë, ka folur bashkëkombasi i tij, Emi Martinez – i cili thotë se do donte ta sjellte Messin në Premier League te ekipi i tij, Aston Villa.

“Nëse Messi do të largohet nga PSG-ja dhe vazhdon të kritikohet, unë do të sjellja atë në Aston Villa. Do i qes çaj çdo ditë, do i gatuaja çdo ditë. Jam i gatshëm ta ulja pagën për të”, u shpreh Martinez

Messi është i lidhur ngushtë për një rikthim në Barcelonë, por ende kanë mbetur në diskutim detajet e kontratës, ku sigurisht që do t’i ketë dukshëm më të ulëta sasa në PSG-së dhe sesa kanë qenë herën e kaluar.

Një opsion për Messin është edhe Arabia Saudite, ku në tavolinë ka ofertën më të çmendur në historinë e futbollit, 600 milionë euro për dy sezone./Lajmi.net/