Carlo Ancelotti për të ardhmen e Kroos: Kjo varet nga ai

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në lidhje me të ardhmen e Toni Kroos. Mesfushori gjerman ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në verën e vitit 2023, ndërsa ende nuk dihet a do ketë rinovim. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Kroos po mendon pensionimin në verën e ardhshme, andaj ky mund të jetë…

Sport

07/10/2022 21:17

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në lidhje me të ardhmen e Toni Kroos.

Mesfushori gjerman ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në verën e vitit 2023, ndërsa ende nuk dihet a do ketë rinovim.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Kroos po mendon pensionimin në verën e ardhshme, andaj ky mund të jetë viti i fundit si një futbollist aktiv.

E, së fundmi është Ancelotti që ka komentuar lidhur me të ardhmen e lojtarit, duke thënë se varet nga ai, dhe nëse qëndron do lumturojë gjithë ekipin.

“Rinovimi i Toni Kroos? Kjo varet nga ai. Nëse ai vendos të qëndrojë, të gjithë do të jemi të lumtur”, u shpreh italiani.

Kujtojmë se gjermani kaloi në ‘Santiago Bernabeu’ në verën e vitit 2014, duke fituar kështu shumë trofe me gjigantin spanjoll./Lajmi.net/