Capello kundër Thohirit

Fabio Capello sulmon presidentin e ri të Interit, Erick Thohir. Trajneri i njohur italian, selektor i Rusisë nuk është i bindur nga qëllimi i biznesmenit nga Indonezia, i cili më herët gjatë këtij sezoni u bë aksionari më i madh i gjigantit milanez, duke zëvendësuar ikonën Massimo Moratti në detyrën e presidentit. “Nuk më bind,…

Sport

20/01/2014 10:21

Fabio Capello sulmon presidentin e ri të Interit, Erick Thohir.

Trajneri i njohur italian, selektor i Rusisë nuk është i bindur nga qëllimi i biznesmenit nga Indonezia, i cili më herët gjatë këtij sezoni u bë aksionari më i madh i gjigantit milanez, duke zëvendësuar ikonën Massimo Moratti në detyrën e presidentit.

“Nuk më bind, nuk është duke bërë asgjë për Interin, klub i madh në futbollin italian”, deklaroi Capello për Fox Sports.

Thohir u bë pasardhës i Morattit

“Kur flitet për skuadra të rëndësishme, mendohet se ardhja e një presidenti të ri mund të bëjë diqka për ta forcuar atë. Thohir nuk është duke e bërë, kjo është e vërteta. Një person që hyn në një klub si Inter nuk duhet të bëjë deklarata të caktuara, më mirë së pari të shes e pastaj të blejë. Janë tifozët ata që kanë kujtime të fitoreve, kujtime të lumtura, nuk mund të mendohet për një vit të tranzicionit”, përfundoi ai.