Çalhanoglu ‘tundohet’ nga oferta luksoze e klubit nga Katari

Mesfushori ofensivë, Hakan Çalhanoglu mund të largohet si agjent i lirë në verë dhe Al-Duhail kanë përgatitur ofertë luksoze.

Sport

20/05/2021 17:03

SportMediaset, raporton se sulmuesi mund t’i bashkohet ish skuadrës së Mario Mandzukic, ngase klubi nga Katar i kanë ofruar kontratë me vlerë 32 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Milan nuk do ta rris ofertën prej 4 milionë euro prej sezon dhe Al-Duhail thuhet se do t’i ofrojnë 8 milionë euro për sezon.

Pastaj, marrëveshja do jetë 8 milionë euro për sezon për tri vitet e ardhshme, pra dyfishi i kontratës që i ofrohet nga “Rossonerët”.

27-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje në Seria A këtë edicion duke kontribuar me dy gola dhe 10 asistime, derisa do mundohet t’i ndihmojë Milanit për fitore ndaj Atalantas në vikend që t’i sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/