Buzëqesh Juventusi, Bonucci kthehet për sfidën ndaj Napolit

Juventus ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së rëndësishme ndaj Napolit.

Sport

03/01/2022 15:08

“Bianconerët” që pas disa ditëve do përballen me Napolin, do kenë ndihmë edhe nga mbrojtësi Leonardo Bonucci që është shëruar nga lëndimi, transmeton lajmi.net.

Pas disa ditëve, ku u bënë disa testime, italiani nuk ka pasur ndonjë lëndim, andaj do jetë gati për sfidën ndaj “Napolitanëve”.

“Leonardo Bonucci, që para disa ditëve ndjeu dhimbje në kofshën e majtë, bëri testimet dhe nuk u zbulua ndonjë lëndim. Kushtet e tij do monitorohen ditë pas dite”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Juventus do mundohet të arkëtoi pikët e plota në këtë takim të vështirë me shpresën që të rikthehen në garën për titull./Lajmi.net/