Butragueno: Atletico, kundërshtar i vështirë

Drejtori për marrëdhënie institucionale në Real Madrid, Emilio Butragueno ka pranuar se Los Blancos nuk do ta kenë lehtë kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/03/2015 13:06

Drejtori për marrëdhënie institucionale në Real Madrid, Emilio Butragueno është i vetëdijshëm se skuadra e tij nuk do ta ketë lehtë kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Atletico është skuadër konkurrente me të cilën jemi takuar këtë sezon dhe e njohin mirë njëri tjetrin”, deklaroi ai.

“Ata janë skuadër që di të luftojë, ata pranojnë pak gola, janë të rrezikshëm në ndërprerje dhe i shfrytëzojnë situatat e tilla. Ne do të shohim nëse mund t’i mposhtim dhe të kthehemi për shortin e gjysmëfinales”, u shpreh Butragueno.