Brazili prek finalen e Kupës së Amerikës, mposht Perunë

Brazil ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Amerikës pas fitores ndaj Perusë.

Sport

06/07/2021 07:59

Brazil ia doli të fitojë me rezultat minimal 1 – 0, edhe pse dominoi në të gjitha aspektet, shkruan lajmi.net.

Ishte goli i Lucas Paqueta që vulosi fitoren pas një asistimi të bukur të Neymar (35′).

Edhe Peru gjithashtu provoi të gjejë golin, por ishin të pasuksesshëm.

Ndërkohë, Brazili në finale do përballet me fituesin e takimit Argjentinë – Kolumbi, përballje që zhvillohet në orët e mesnatës./Lajmi.net/