Botërori me ulëse speciale për ‘trashaluqët’

Kampionati botëror në Brazil do të jetë një garë për të gjithë. Në fakt në Brazil, për herë të parë, 12 stadiumet ku do të zhvillohet gara më e rëndësishme ndërkombëtare në futboll do të kenë ulëse speciale për personat që vuajnë nga mbipesha. Ata do të ketë mundësi të ulen në ulëse të cilat…

Sport

22/01/2014 14:00

Kampionati botëror në Brazil do të jetë një garë për të gjithë.

Në fakt në Brazil, për herë të parë, 12 stadiumet ku do të zhvillohet gara më e rëndësishme ndërkombëtare në futboll do të kenë ulëse speciale për personat që vuajnë nga mbipesha.

Ata do të ketë mundësi të ulen në ulëse të cilat janë të lëvizshme, duke u ndjerë sa më komod. Organizatorët janë përkujdesur edhe për tifozët me aftësi të kufizuara, risi për një Botëror të futbollit.

Sipas televizionit italian Mediaset, ulëset speciale do të jetë të madhësisë ‘XXL’, dyfishi i një ulëseje normale. Për t’i shfrytëzuar ato, tifozi duhet të paraqes një certifikatë mjekësore, që dëshmon problemet e tij/saj me mbipeshë.

FIFA ka kërkuar që në secilin stadium të jenë nga 1500 ulëse të tilla.