Botëror pa doping

FIFA ka njoftuar se të gjitha testet e deritanishme antidoping, gjatë Kampionatit botëror në Brazil kanë rezultuat negative.

Sport

17/06/2014 18:48

Ndeshjet e para të fazës së grupeve në Kampionatin botëror 2014 pothuajse kanë përfunduar, dhe FIFA, nëpërmjet faqes zyrtare ka publikuar rezultatin e hetimeve të deritashme ndaj përdorimit të mundshëm të substancave të palejueshme.

Fatmirësisht, deri më tani nuk është gjetur asnjë rast ku një futbollist ka përdorur doping, gjatë ndeshjeve të deritashme të garës më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar në Brazil.

“Në bashkëpunim me organet përkatëse ndërkombëtare, klubet dhe futbollistët, kemi bërë një qasje të reja në luftë kundër dopingut”, ka shpjeguar profesori Jiri Dvorak, kreu i stafit mjekësor në FIFA.

“Të gjitha testet e deritashme antidoping kanë rezultuar negative”, shtoi ai.