Bonuset që mund t’i fitojë Balotelli te Brescia

Mario Balotelli mund të katërfishojë pagën e tij me bonuset në shënimin e golave për Brescian këtë sezon, sipas raportimeve.

Sport

13/10/2019 16:08

Sulmuesi u kthye në klubin e tij të lindjes dhe pranoi një ulje pagash në krahasim me marrëveshjet që kishte në OGC Nice dhe Olympique Marseille.

Sipas gazetës Corriere della Sera, ka disa detaje të fshehura në kontratën që ai nënshkroi me Brescia, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se paga e tij prej 1 milion euro në vit mund të katërfishohet në 4 mln euro me bonuse nëse ekipi italian mbijeton këtë sezon në ligë dhe nëse do të gjente rrjetën 15 herë në Serie A.

SuperMario humbi katër ndeshjet e para për shkak të një suspendimi në Ligue 1, por tani ka shënuar një gol në dy ndeshje. /Lajmi.net/