BMW shfaqë veturat klasike në Techno Classica
Shfaqja Techno Classica në Essen të Gjermanisë është një ngjarje që mbledhë veturat klasike të të gjitha markave që i kanë prodhuar përgjatë historisë së tyre, duke përfshirë 1,2500 ekspozues nga 30 vende. Por, grupi i veturave klasike të BMW ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nga të pranishmit, duke parë bukuritë e veturave…
Auto & Tek
Shfaqja Techno Classica në Essen të Gjermanisë është një ngjarje që mbledhë veturat klasike të të gjitha markave që i kanë prodhuar përgjatë historisë së tyre, duke përfshirë 1,2500 ekspozues nga 30 vende.
Por, grupi i veturave klasike të BMW ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nga të pranishmit, duke parë bukuritë e veturave klasike nga ditët e para të BMW-së dhe duke parë ndryshimin me veturat e kohëve të fundit të prodhuar nga BMW.
Grupi i veturave përfshinë disa modele të rralla dhe të shquara, të cilat janë shumë të ruajtura dhe duken shumë të bukura.
Modelet të cilat tërhoqën më shumë vëmendje ishin 850 CSI, BMW Z8, 3.0 CLS 1502, BMW B10 bioturbo ALPINA, BMW 2.8L, 2.5 CS, 318 TC2, 1930 3/18 PS dhe modeli spektakular BMW M1.