Bini Diez rrëfen sulmin nga Don Xhoni: Me revole më kanë dalë, isha bashkë me familje
Producenti i njohur Shkumbin Nebihu, i njohur si Bini Diez, është deklaruar pas një incidenti të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Veternik. Ai e ka konfirmuar se është sulmuar nga reperi Don Xhon, derisa ishte me familjen e tij. “Është bërë sulm ndaj meje padrejtësisht. M’u ka thyer vetura nga Don Xhoni. Nuk…
ShowBiz
Producenti i njohur Shkumbin Nebihu, i njohur si Bini Diez, është deklaruar pas një incidenti të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Veternik.
Ai e ka konfirmuar se është sulmuar nga reperi Don Xhon, derisa ishte me familjen e tij.
“Është bërë sulm ndaj meje padrejtësisht. M’u ka thyer vetura nga Don Xhoni. Nuk kam absolutisht asgjë me atë person. Kam dalë me familje, u përdor armë, me revole më kanë dalë. Nuk jam lënduar, jam larguar me makinë. Në polici jam”, ka deklaruar Bini Diez për Paparacin.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta që çuan në konflikt, ndërsa policia ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar.