Biletat Kosovë – Angli: Hakerët zbulojnë përsëri ‘hilet’ e ‘Tiks App’ – Ja çfarë ndodhi me butonin ‘kyçu’

'Tiks App' po kryqëzohet në rrjetet sociale, nga futbolldashësit në Kosovë, të cilët po kërkojnë një biletë për ndeshjen Kosovë - Angli.

Sport

15/11/2019 22:18

Sonte rifilloi shitja e biletave, pasi më 12 nëntor sistemi i ‘Tiks App’ u rrëzua, duke u rikuperuar vetëm sonte. Në ora 21:30 nisi vala e dytë e shitjes, por as aty nuk funksionoi gjithçka siç duhet, shkruan lajmi.net.

Tifozët që tentuan të merrnin biletë, kishin akses vetëm në dhënien e e-mail dhe fjalëkalimit, por nuk mund të klikonin butonon ‘Log in’/ kyçuni.

Në momentin kur ky buton erdhi në dispozicion, të gjitha biletat rezultonin të shitura. Edhe kësaj radhe, sikur më 12 nëntor, hakerët zbuluan ‘hilen’ e ‘Tiks App’.

Duket se ishte e planifikuar që ai buton të mbetet i mbyllur, derisa një pjesë e ‘selektuar’ të merrte biletat e tyre.