Bien çmimet e veturave dizel në Gjermani, kushtojnë deri në 1000 euro
Në Gjermani ka rënë dukshëm çmimi i veturave me lëndë djegëse dizel.
Auto & Tek
Kjo ndodhi pasi që shteti ka vendosur që nga vjeshta që të mos lejojë këto vetura për shkak të emetimit të madh të gazrave, gjë që ndikon në ndotjen e mëtutjeshme të ambientit, transmeton lajmi.net.
Një veturë Golf plus, tani atje kushton hiç më shumë se 2 mijë euro, ndërsa një Golf 4 vetëm 999 euro.
Nga vjeshta, makinat me këtë sistem të lëndës djegëse nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane.
Tre milionë automjete të tipit dizel janë parë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve.
Blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova. /Lajmi.net/