Besnik Berishës së KPM-së nuk i intereson qysh u bë kryetar: Absolutisht hiç

Kryetari i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave, Besnik Berisha ka thënë se nuk i intereson a konsiderohet kryetari i KPM-së apo jo. I ftuar në RTV Dukagjini, Berisha ndër të tjera ka thënë se nuk i intereson se zgjedhja e tij është e ligjshme apo e paligjshme. “Për mua personalisht pak ka rëndësi…

Lajme

17/01/2025 21:37

Kryetari i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave, Besnik Berisha ka thënë se nuk i intereson a konsiderohet kryetari i KPM-së apo jo.

I ftuar në RTV Dukagjini, Berisha ndër të tjera ka thënë se nuk i intereson se zgjedhja e tij është e ligjshme apo e paligjshme.

“Për mua personalisht pak ka rëndësi se a konsiderohet se jam kryetar apo nuk jam kryetar këto tri ditë apo edhe një mandat. Atë se cfarë kemi votuar sot në mbledhjen e komisionit, kemi votuar zgjedhjen e kryetarit, që e fillon mandatin më 21 janar të këtij vitit, pas mandatit të kryetarit të tanishëm.”

“Dikush e përmendi sot a është e ligjshme apo e paligjshme, nuk është kjo interesant për mu hiq, hiq absolutisht. Unë me ligj punoj aty, mos të keqkuptohemi, aty dikush kinse po donë me gjet që nuk ka qenë e ligjshme, shko qoje në gjykatë, në këtë kuptim e thash unë.” – ka thënë ai.