Benzema shqyrton largimin nga Real Madridi, ka ofertë nga Arabia Saudite

Edhe pse po i afrohemi fundit të sezonit, Real Madrid ende nuk e ka zyrtarizuar kontratën e yllit të tyre Karim Benzema. Kontrata e sulmuesit në Santiago Bernabeu skadon në fund të sezonit. Edhe pse disa raporte kishin pohuar se Real Madrid tashmë ka një marrëveshje verbale me sulmuesin, duket se ka ngurrim në zyrtarizimin…

Sport

29/05/2023 17:04

Edhe pse po i afrohemi fundit të sezonit, Real Madrid ende nuk e ka zyrtarizuar kontratën e yllit të tyre Karim Benzema.

Kontrata e sulmuesit në Santiago Bernabeu skadon në fund të sezonit. Edhe pse disa raporte kishin pohuar se Real Madrid tashmë ka një marrëveshje verbale me sulmuesin, duket se ka ngurrim në zyrtarizimin e marrëveshjes.

Dhe sipas një raportimi të fundit nga Alfredo Matilla , Real Madrid tani beson se Benzema po konsideron një largim nga Santiago Bernabeu në fund të sezonit, në favor të një lëvizjeje në Arabinë Saudite këtë verë.

Dyshimet e reja për të ardhmen e Benzemas vijnë në mes të një oferte nga Arabia Saudite, e cila është e gatshme t’i ofrojë sulmuesit të Real Madridit një shumë të madhe prej 200 milionë euro së bashku me përfitime të tjera. Nuk është bërë e ditur emri i klubit arab.

Në të vërtetë, ky klub arab është e gatshme t’i ofrojë Benzemas 200 milionë euro për një periudhë dyvjeçare. Ata po i ofrojnë gjithashtu të drejta imazhi, reklama dhe madje edhe krijimin e shkollave për fëmijë.

Benzema ka munguar edhe në skuadrën e Real Madridit kundër Getafes. Paraqitjet e tij nën standarde kundër Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kanë çuar gjithashtu në pikëpyetje mbi angazhimin e tij ndaj ekipit.

Prandaj, klubi ka frikë se francezi po shqyrton fuqishëm ofertat nga Arabia Saudite. Duhet përmendur se Lindja e Mesme po u ofron të gjithë lojtarëve të fitojnë paga me përjashtim të plotë nga taksat, që do të thotë se lojtari nuk do të duhet të paguajë asnjë taksë për pagën prej 200 milionë euro./Lajmi.net/