Belgjika nënshtron Anglinë, Italia fiton ndaj Polonisë

Belgjika është treguar skuadër e fortë për Anglinë (2-0) në ndeshjen e Grupit 2 në kuadër të Ligës A në Ligën e Kombeve, që u zhvillua në King Power at Den Dreef.

Sport

15/11/2020 22:52

Skuadra vendase krijoi epërsi të hershme. Romelu Lukaku dhuroi një asistim të mirë në qendër për Youri Tielemans, goditja e të cilit u ndal në rrjetë (10’). Avantazhi u dyfishua me një gol fantastik të Dries Mertens (24’) të realizuar nga gjuajtja e lirë.

Belgjika është në krye të Grupit 2 me 12 pikë, e ndjekur nga Danimarka me 10 pikë që fitoi përballë Islandës (2-1).

Dy gola i ka shënuar edhe Itali në sfidën përballë Polonisë në kuadër të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Jorginho e zhbllokoi rezultatin nga penalltia (27’), ndërsa Domenico Berardi e dyfishoi epërsinë (83’) pas një asistimi nga Lorenzo Insigne.

Me herët në kuadër të këtij grupi, Holanda ka fituar përballë Bosnje e Hercegovinës (3-1), ashtu që Italia prin me nëntë pikë, kurse Tulipanët ndodhen në vend të dytë në grup me tetë pikë.