Belgjika e nis me fitore “Euro 2020”, mposht Rusinë 3-0

Skuadra e Belgjikës e ka mposhtur Rusinë me rezultat 3-0.

Sport

12/06/2021 22:53

Kombëtarja e Belgjikës ishte dominuse gjatë gjithë  ndeshjes dhe ja doli ta mposht Kombëtaren e Rusisë, raporton lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për belgët që kaluan në epërsi në min e 10’ përmes Romelu Lukakut pas një asistimi të Dries Mertens.

Golin e dytë për Belgjikën e realizoi Thomas Munier në min e 34’, pjesa e parë u mbyll 2-0.

Pjesa e dytë nisi diçka më mirë për Rusinë, që filloi të sulmonte më shumë por pa arritur të realizojnë gol.

Krejt në fund të ndeshjes në min e 88’ realizoi sërish Romelu Lukaku pas një asistimi nga Thomas Meunier për 3-0.

Ndeshjen e radhës Belgjika e zhvillon kundër Danimarkës më 17 Qershor, në të njëjtën ditë Rusia luan kundër Finlandës. /Lajmi.net/