Befason ish ylli i Anglisë, përkrah kalimin e Hudson Odoi nga Chelsea tek Bayern

Callum Hudson Odoi ka qenë objektivi kryesor i Bayern Munich në afatin kalimtar të janarit.

Sport

22/03/2019 17:46

Chelsea refuzoi në çdo formë që ta lironte talentin premtues, duke refuzuar tri oferta të ardhura nga Bundesliga.

Tinejxheri megjithatë nuk ka humbur dëshirën e tij për të kaluar në ‘Allianz Arena’ dhe do të shqyrtojë kalimin në afatin e verës.

Por, befasia ka ardhur nga ish sulmuesi i Anglisë, Geoff Hurst, i cili ka sugjeruar lojtarin që të kalojë tek gjigantët e Gjermanisë.

“Nëse ai luan me Bayern dhe bën mirë atje, ai do t’i jap vetës një mundësi më të mirë për tu paraqitur me Anglinë” ka thënë Hurst, transmeton lajmi.net.

“Chelsea nuk po zbulon lojtarë anglez, duke dhënë shumë lojtarë në formë huazimi” ka thënë tutje ai.

“Do të ishte mësim i mirë për skuadrat e pasura angleze nëse një lojtar si Callum refuzon vazhdimin e kontratës dhe kalon diku tjetër” ka shtuar ndër të tjerash ai.

Hudson Odoi ka fituar disa paraqitje së fundmi me Chelsea, madje në Ligën e Evropës ka gjetur edhe rrugën e golit. /Lajmi.net/