Bayern Munich: Reus ose Sterling

Nëse dështon të transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Marco Reus, Bayern Munich do të bëjë përpjekje për blerjen e Raheem Sterling nga Liverpool.

Sport

16/12/2014 10:51

Bayern Munich është i gatshëm të hidhet në sulm për transferimin e yllit të Liverpoolit, Raheem Sterling si “plani B”, nëse nuk arrijnë që të sigurojnë shërbimet e Marco Reus nga Dortmund.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka këshilluar vëllain e tij, Pere Guardiola – menaxher i Luis Suarezit – që t’i fillojë kontaktet me përfaqësuesit e reprezentuesit anglez.

Objektivi kryesor i Bayernit është Reus, por 25-vjeçari raportohet se ka dyshime nëse dëshiron t’i bashkohet ish bashkëlojtarëve të tij, Mario Gotze dhe Robert Leëandoëski që braktisën Dortmundin duke iu bashkuar Bayernit