Bayern interesohet për Dumfries

Gjiganti gjerman, Bayern Munchen ka shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë Denzel Dumfries.

Sport

19/06/2021 17:55

Sipas ‘Sky Sport’, Bayerni është i interesuar të nënshkruajë me Dumfries gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Dumfries është duke shkëlqyer me Holandën në “Euro 2020”, ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, ndër to edhe Bayernit.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me fanellën e PSV Eindhoven në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe nëntë asistime.

Çmimi i mbrojtësit në treg llogaritet të jetë rreth 15 milionë euro. /Lajmi.net/