Bayern arrin marrëveshjen me yllin e Atletico?

Bayern Munich se ka arritur marrëveshjen me yllin e skuadrës së Atletico Madrid.

Sport

21/03/2019 10:07

Qysh nga afati i fundit kalimtar, gjiganti gjerman është vënë në kërkim të Lucas Hernandez.

Sipas raportimeve  të ‘Foot Mercato’ , bavarezët kanë arritur marrëveshje me fituesin e Kupës së Botës me Francën, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi pritet që të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me kampionët e Bundesligës, me një 80 milionësh të përfshirë për lirimin e klauzolës së tij.

Hernandez është paraqitur në 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon me skuadrën nga ‘Wanda Metropolitano’. /Lajmi.net/