Batatina thumbon Malishevën pas humbjes 8:0 ndaj Vikingurit: “Në Evropë nuk ka aleanca, atje luhen ndeshje të vërteta”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar me një postim thumbues në rrjetet sociale pas disfatës së rëndë të FC Malishevës në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës. Skuadra nga Malisheva u mposht me rezultat të thellë 8:0 nga ekipi islandez FC Vikingur, në një ndeshje ku asnjëherë nuk arriti të…

Sport

17/07/2025 23:14

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar me një postim thumbues në rrjetet sociale pas disfatës së rëndë të FC Malishevës në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Malisheva u mposht me rezultat të thellë 8:0 nga ekipi islandez FC Vikingur, në një ndeshje ku asnjëherë nuk arriti të jetë konkurrente, transmeton lajmi.net

Pas kësaj humbjeje të rëndë, Batatina ka shkruar:

“Në Evropë nuk ka aleanca – atje luhen ndeshje të vërteta futbolli. Merr edhe 8 gola dhe turpërohesh nga skuadra që në vlerë është e barabartë me klubet tona.
Ata nuk bëjnë aleanca, por luajnë futboll…”.

Ky postim u interpretua si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Malishevës dhe një shigjetim ndaj sistemit vendor të garave, për të cilin Batatina ka shprehur edhe më herët pakënaqësi për “aleanca të fshehta” që, sipas tij, ndikojnë në garën e Superligës./lajmi.net/