Barca nis ofertën e fundit për Garcia – pritet finalizimi i marrëveshjes

Gjasat janë maksimale që Eric Garcia të nënshkruajë sot me Barcelonën.

Sport

05/10/2020 10:47

Barcelona është në nevojë për një lojtar qendërmbrojtës dhe ylli i Manchester City është dëshira e tyre.

Eric Garcia, lojtari që dikur luante në akademinë e Barcelonës, pritet të kthehet në ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona do të paguajë 15 milionë euro + bonuse, për t’i siguruar shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Barca ishte gati të ofronte 5 milionë + 10 milionë si bonuse, por Man City nuk bindej.

Oferta e re pritet të mos hap telashe, pasur parasysh edhe dëshirën e lojtarit për kthim në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/