Barca identifikon sulmuesin e ri, aktivizohet me Leganes

Barcelona ka identifikuar lojtarin që do ta trasnferojë për repartin e sulmit.

Sport

17/02/2020 23:41

Sot, La Liga i ka dhënë Barcelonës dritën e gjelbër për një transferim bonus, pas problemeve të mëdhaja të skuadrës me lëndimet.

Ousmane Dembele e Luis Suarez do t’i mungojnë Barcelonës deri në fund të sezonit, duke bërë që skuadra të bënte kërkesë për një tjetër transferim.

Sipas raportimeve të Santi Duque, Barca ka identifikuar Martin Braithwaite si lojtarin e duhur për repartin e sulmit.

Sulmuesi danez pritet t’i kushtojë Barcelonës 20 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Thuhet se klubi madrilen, Leganes, nuk është njoftuar akoma nga Barcelona për këtë interesim. /Lajmi.net/