Balotelli stërvit i vetëm, ka mbetur pa skuadër

Mario Balotelli vazhdon stërvitjen i vetëm, pasi e ardhmja e tij ende duhet të vendoset.

Sport

21/07/2019 18:50

Në llogarinë e tij personale në Instagram, sulmuesi italian postoi një video duke trajnuar bashkë me trajnerin e ti personal për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

Balotelli ka mbetur pa skuadër pas skadimit të kontratës me Marseillen në Francë, përcjell lajmi.net.

Agjenti i tij Mino Raiola është duke punuar për t’i gjetur një skuadër të re lojtarin problematik.

Raiola dëshiron ta kthejë klientin e tij në Itali pas tre viteve të kaluara në Francë.

Opsioni i vetëm për të mbetet Fiorentina, me të cilët ka pasur takime të vazhdueshme dhe shpresohet që në fund të arrihet një marrëveshje sa më parë. /Lajmi.net/