Bale te Bayern Munich? Reagon agjenti i lojtarit

Bayern Munich nuk janë të interesuar për nënshkrimin e Gareth Bale.

Sport

18/06/2019 19:31

Ylli uellsian ka humbur besimin e trajnerit Zinedine Zidane, dhe po i kërkohet largimi nga ‘Santiago Bernabeu’.

Zërat për të ardhmen e tij janë rritur shumë kohëve të fundit, me Bayern Munich që është përfshirë në këto spekulime.

Por, këto pretendime i ka hedhur poshtë agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett.

Siç raporton ESPN, Jonathan Barnet ka thënë se zërat për interesimin e Bayern Munich nuk janë të vërtetë.

Gareth Bale ka kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor të vitit 2022./Lajmi.net/