Bajrami: Pyetni eksponentët e VV-së sa ishin në opozitë – a kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka ngritur disa pyetje për eksponentët e LVV-së lidhur me votimet e tyre në të kaluarën, raporton lajmi.net “Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë: A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka ngritur disa pyetje për eksponentët e LVV-së lidhur me votimet e tyre në të kaluarën, raporton lajmi.net
“Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë: A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit? Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit? A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë:
– A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?
– Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?
– A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?
Hipokrita!/Lajmi.net/