Avokati i Fadil Fazliu thotë se nuk dihet pse është arrestuar ai: Veçse na kanë treguar se do të dërgohet në Hagë

Avokati i Fadil Fazliut, Skënder Musa ka thënë sot para mediave se ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të klientit të tij. Musa ka deklaruar se ata nuk janë lejuar as të hyjnë brenda. Ai ka thënë se krejt çka dinë është se Fadil Fazliu i cili është arrestuar sot do të dërgohet në Hagë.…

Lajme

05/12/2024 11:31

Avokati i Fadil Fazliut, Skënder Musa ka thënë sot para mediave se ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të klientit të tij.

Musa ka deklaruar se ata nuk janë lejuar as të hyjnë brenda.

Ai ka thënë se krejt çka dinë është se Fadil Fazliu i cili është arrestuar sot do të dërgohet në Hagë.

Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Hajrullah Çeku janë arrestuar sot nga Gjykatas Speciale.