Avokati Cadman: Nasim Haradinaj s’e paditi Specialen si shtetas suedez

Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë për Gjykatën Speciale të Hagës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në Klan Kosova, ai treguar se çfarë kanë përfshirë në ankesën në fjalë. “Trajtimi në Qendrën e Paraburgimit është njëra prej ankesave të cilat i kemi përfshirë në padi,…

Lajme

10/05/2025 19:46

Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë për Gjykatën Speciale të Hagës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në Klan Kosova, ai treguar se çfarë kanë përfshirë në ankesën në fjalë.

“Trajtimi në Qendrën e Paraburgimit është njëra prej ankesave të cilat i kemi përfshirë në padi, sepse ka pasur ndalime dhe limitime të të drejtave të tij gjatë kohës sa ka qenë i ndaluar. Të gjitha ato nuk kanë qenë në linjë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

“Pra trajtimi që i është bërë kufizimet që i janë vënë, janë çështje për të cilat nuk mund të flas tani për tani për arsye të ndryshme e disa lidhen me atë që Z. Haradinaj dëshiron të ndajë vetë, por ajo që mund të tregoj është se nuk janë lejuar vizita të mjaftueshme as me avokatët e as me familjarët, apo qasja në ngjarje familjare, si ajo që Z. Haradinajt nuk i është lejuar ta vizitojë vëllain e tij apo ta ndjekë ceremoninë e varrimit”, ka thënë Cadman.

Ai theksoi se ankesa nuk është dorëzuar bazuar në nënshtetësinë suedeze të Haradinajt.

“Pavarësisht se çfarë nënshtetësie ke, nëse ankohesh për shkeljen e të drejtave brenda territorit të një vendi anëtar, e në këtë rast është Holanda ndërkaq stafi dhe punonjësit e Gjykatës Speciale janë nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kjo i jep të drejtë Z. Haradinaj të ankohet edhe pa e shfrytëzuar nënshtetësinë suedeze”, u shpreh Cadman.