Atletico vazhdon me fitore (Video)
Skuadra e Atletico Madridit ka arritur të shënojë dhe fitoren e radhës në La Ligë, pasi e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Vallecanos me rezultat 3-1.
Sport
Ndeshja fillon mirë për vendasit. Në minutën e 12’ dhe 22’ Antoine Griezmann shënon dy gola të shpejtë.
Mysafirtë shënuan me Trashorras në 35 teksa Manucho me një autogol në minutën e 56’ i jep fitoren Atleticos.
Atletico tash është në kuotën e 44 pikëve, në vendin e tretë të La Ligas.
Video