Atletico mëson çmimin e Alcacer

Prioritet i Atletico Madrid për afatin kalimtar të janarit është transferimi i një sulmuesi.

Sport

02/01/2020 15:02

Edinson Cavani mbetet opsioni i parë, por ka edhe të tjerë në tryezë.

Një nga emrat më të cilët lidhet Atletico Madrid është ai i sulmuesit të Dortmundit, Paco Alcacer.

Sipas Bild, Borussia Dortmund po kërkon 40 milionë euro për Alcacer, përcjell lajmi.net.

Kjo shumë duket e madhe për Atleticon, sidomos në këtë periudhë.

Lëvizje të reja në këtë drejtim mund të ketë gjatë ditëve të ardhshme./Lajmi.net/