Atalanta – Valencia: Ndeshja që dyshohet se përhapi koronavirusin në Lombardi

Lombardia është pjesa më e goditur nga koronavirusi, në shtetin e Italisë.

Sport

22/03/2020 13:25

Italia është nga vendet që është goditur më së shumti nga Covid19. Saktësisht, veriu i Italisë ka vuajtur më shumë. Zona si Veneto e Lombardia janë më të prekurat.

Por, si u përhap koronavirusi në Lombardi? Dyshimet kanë filluar të rriten se ndeshja mes Atalanta dhe Valencia, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, e cila luhej në ‘San Siro’, ka përhapur këtë virus.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm rreth 45792 tifozë. Pastaj, pandemia goditi Bergamon, bazën nga ku është skuadra e Atalanta, e që është zemra e Lombardisë, shkruan ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

Profesori Galli e ka cilësuar këtë grumbullim si një bomb biologjike për Bergamon.

Kjo ndeshje tashmë ka marrë epitetin si ‘Ndeshja Zero’ – aluduar në ‘Pacientin Zero’, nga ku fillon të përhapet virusi.

Ka gjithashtu dyshime se virusi mund të ketë ardhur nga jashtë, me 2500 tifozë të Valencias që erdhën nga Spanja, vend që së fundmi duket se situata i ka ikur nga duart.

Një ditë pas ndeshjes flitej për spektakël nga Atalanta, por tashmë kur kanë kaluar javë, flitet se ajo ndeshje solli tmerrin për Lombardinë, përmes zemrës së saj, Bergamos. /Lajmi.net/