Arteta pas zyrtarizimit të Jesus: Jam shumë i emocionuar

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka folur në lidhje me transferimin e tyre të ri, Gabriel Jesus.

Sport

04/07/2022 10:46

Sot Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e Gabriel Jesus.

Ai iu bashku ‘Topçinjve’ për 45 milionë funte dhe me një kontratë pesëvjeçare.

Ishte trajneri Mikel Arteta që u shpreh shumë i lumtur që klubi ka ofruar një sulmues të kalibrit të Jesus.

“Jam shumë i emocionuar. Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rekrutuar një lojtar të këtij niveli. Unë e njoh shumë mirë Gabrielin personalisht dhe ne të gjithë e njohim mirë që nga koha e tij në Premier Ligë dhe me të vërtetë i suksesshëm këtu”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, Jesus ka folur gjithashtu pas transferimit, duke thënë se beson në punën e trajnerit të tij të ri.

“Ne folëm disa herë për klubin, për projektin, të ardhmen e klubit. Ishte mirë, ishte e mahnitshme. Besoj 100 për qind te Mikel.

Kam kaluar një kohë shumë të mirë me të më parë, ai është një djalë shumë i mirë dhe trajner shumë i mirë”, përfundoi braziliani.

Gabriel Jesus gjatë kohës së tij te Manchester City ka shënuar 95 gola në 236 paraqitje./Lajmi.net/