Arteta i kundërpërgjigjet Ozil: Ka gjëra që zvarriten për 8 vjet, kam ndërgjegjen e pastër

Mesut Ozil reagoi dje pasi Mikel Arteta e la jashtë skuadrës për këtë sezon.

Sport

22/10/2020 14:32

Futbollisti gjerman postoi një mesazh në rrjetet sociale në të cilin pretendon se nuk u lejua të luajë për Arsenalin, ekipin që ai e do dhe kënaqet, si dhe se ai do të përpiqet të bëjë më të mirën e tij në stërvitje pavarësisht çka ndodhi, përcjell lajmi.net. 

Pas mesazhit të Ozil, menaxheri i Arsenalit Mikel Arteta u përgjigj:

“Ajo që po ndodh me të nuk është asgjë e re. Atmosfera përreth tij që kur kam ardhur është mjaft e vështirë. Shumë gjëra janë zvarritur për tetë vjet. Doja më të mirën për Mesutin dhe shumë herë ishim afër bashkimit, por gjithçka u kthye në normalitet kur unë duhej ta lija atë jashtë ekipit. Nuk ka asnjë lidhje me sjelljen apo uljen e pagave. Kjo nuk është e vërtetë. Unë jam këtu si menaxher dhe jam sjellë që të fitoj dhe të marr vendimet më të mira për ekipin. Mesut kishte shansin e tij si të tjerët, unë e di se çfarë një lojtar mund të sjellë në ekip. Unë nuk do të fshihem pas pronarëve, kam marrë vendimin të mos jetë në ekip dhe ndërgjegjja ime është e pastër. Më vjen keq që duhej ta lija jashtë. Që nga fillimi në klub isha i hapur për të gjithë”, tha Arteta.

Ozil nuk është regjistruar as në ndeshjet evropiane dhe ndoshta futbollisti gjerman nuk do të luajp më për Arsenalin. /Lajmi.net/