Arsenali ofron 40 milionë euro për Sanchezin

Alexis Sanchez është në qendër të vëmendjes këtë verë. Klubet e ndryshime ia kanë vënë syrin sulmuesit kilian. Sipas mediave të huaja, Arsenali i ka bërë gati 40 milionë euro për ta transferuar atë në Emirates Stadium.

Sport

03/07/2014 02:23

Arsenali është i interesuar për sulmuesin e Barcelonës, Alexis Sanchez. Sipas mediave të huaja, Gunners i kanë bërë gati 40 milionë euro për futbollistin kilian.

Gjithashtu, për ish futbollistin e Udineses, interesim kanë shprehur edhe Liverpooli e Manchester United, por oferta e Topçinjve është goxha bindëse.

Në Itali, Sanchez përlqehet nga Juventusi. Mirëpo, duket se katalunasit nuk e kanë ndërmend ta shesin futbollistin këmbëshpejtë.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se kiliani do të qëndrojë në Camp Nou, pasi klubi llogarit në shërbimet e tij në të ardhmen.

Por, afatit kalimtar nuk i dihet asnjëherë, kështu që Sanchez mund të lëvizë nga Barça në verë.