Arsenali nuk e meriton treshen

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker thotë se ekipi nuk e meritoi të përfundojë sezonin në mesin e tri skuadrave të para në Premierligë, për shkak të bilancit të dobët në udhëtim ndaj rivalëve të mëdhenj.

Sport

30/04/2014 14:27

Per Mertesacker ka pranuar se Arsenali nuk e meriton të jetë në mesin e tri ekipeve të para në Premierligë, për shkak të bilancit të dobët në derbi, duke theksuar se në këtë aspekt ata duhet të përmirësohen shumë, nëse dëshirojnë të paraqesin kandidaturë për titull në edicionin e ri.

Në gjashtë ndeshje në udhëtim kundër skuadrave tjera nga shtatë pozitat e para, Arsenali ka humbur pese dhe fitoi vetëm një, kundër Tottenhamit, me golaverazh të përgjithshëm 21:5.

Kjo ka bërë që Arsenali të humb shanset për triumfin në titullin e parë në Premierligë pas 10 vjetësh. Dhe, Mertesacker ka pranuar se kandidatura e Arsenalit u shkatërrua nga bilanci i dobët në udhëtime.

“Sigurisht se secili prej nesh deshi të bënim një hap më tepër, sidomos tifozët”, deklaroi Mertesacker.

“Ne kryesuam për një kohë të gjatë dhe të gjithë ëndërruan ndoshta për fitimin e titullit. Por, kërkohet më tepër se aq për të qëndruar në krye gjatë dimrit. Ne nuk u desh të humbnim aq shumë ndeshje në udhëtim ndaj ekipeve të mëdha. Andaj, nuk e merituam të jemi në mesin e tri skuadrave të para. Shpresoj të mësojmë nga kjo”, përfundoi ai.