Arsenali e ofron Sokratisin te Liverpooli

Mbrojtësi i Arsenalit, Sokratis është ofruar të rivali i Premierligës, Liverpool.

Sport

14/01/2021 16:06

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano zbulon se “Reds” kanë shansin ta transferojnë Sokratisin duke marrë parasysh problemet e tyre në mbrojtje, transmeton lajmi.net.

32-vjeçari nuk është në planet e Mikel Artetas dhe është jashtë skuadrës së Premierligës dhe Ligës së Evropës.

“Topçinjtë” synojnë largime të shumta këtë muaj, andaj e kanë ofruar mbrojtësin të rivali në Premierligë.

Mirëpo, pavarësisht që Sokratis ka luajtur nën urdhrat e Jurgen Kloppit, bordi i Liverpoolit nuk është duke e konsideruar si shënjestër serioze./Lajmi.net/