Arsenal po e shesin Ozil, ky është plani

Skuadra e Arsenal po përgatitet që ta shes yllin kryesorë të skuadrës, Mesut Ozil.

Sport

15/06/2019 12:01

‘Gunners’ janë të gatshëm t’i japin fund aventurës së mesfushorit sulmues në Londrën Veriore, gjatë kësaj vere.

Unai Emery po synon që të shes Ozilin në mënyrë që të siguroj të ardhurat të cilat qëndrojnë në 50 milionë euro, raporton ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Tri skuadra nga Turqia janë të interesuara për lojtarin. Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas kanë shprehur interesimin e tyre.

Ozil ka edhe dy vite kontratë valide me skuadrën e Arsenal dhe nuk dihet cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. /Lajmi.net/