Arsenal gati të paguajë 40 milionë euro për futbollistin që ‘ëndërron’ të luajë në Premierligë

Arsenal është gati të paguajë rreth 40 milionë euro për mesfushorin ofensië i RB Leipzigut, Dominik Szoboszlai.

Sport

09/12/2021 15:29

Hungari është duke u parë si ndër futbollistët me perspektivë në Evropë dhe “Topçinjtë” duan të sjellin një lojtar, pasi dy yjet si Nicolas Pepe dhe Martin Odegaard nuk janë duke gjetur formën më të mirë, transmeton lajmi.net.

Sipas Todo Fichajes, Arsenal është duke shikuar mundësinë për të transferuar Szoboszlai përreth 40 milionë euro, i cili gjithashtu dëshiron të luajë në Premierligë.

Ndërkohë, për momentin nuk ka ndonjë skuadër tjetër të Premierligës të interesuar për futbollistin, por ekziston që edhe Chelsea t’i bashkohet garës ngase dëshiron ndryshime si Kai Havertz dhe Hakim Ziyech.

Raporti shton se Szoboszlai është i hapur për kalimin te Arsenal, por vetëm nëse kjo e fundit siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/