Aro Muriq me bashkëlojtarë në “qiellin e shtatë”, kjo ishte festa e tyre pasi siguruan inkuadrimin në Premierligë
Burnley e ka siguruar edhe matematikisisht rikthimin në elitën e futbollit anglez për edicionin e ardhshëm. Skuadra angleze nën drejtimin e trajnerit, Vincent Kompany siguroi “biletën” që dërgon në Premierligë disa xhiro para fundit të kampionatit në Championship, shkruan lajmi.net. Për ta shënuar këtë sukses, Burnley triumfoi 1:2 në udhëtim te Middlesbrough këtë mbrëmje, në…
Sport
Burnley e ka siguruar edhe matematikisisht rikthimin në elitën e futbollit anglez për edicionin e ardhshëm.
Skuadra angleze nën drejtimin e trajnerit, Vincent Kompany siguroi “biletën” që dërgon në Premierligë disa xhiro para fundit të kampionatit në Championship, shkruan lajmi.net.
Për ta shënuar këtë sukses, Burnley triumfoi 1:2 në udhëtim te Middlesbrough këtë mbrëmje, në kuadër të javës së 40-të.
Për Burnleyn në portë ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq, i cili pritet që të mbrojë portën e Burnleyt edhe në Premierligë.
Natyrisht se pas përfundimit të ndeshjes festa ishte e madhe në taborin e ekipit të Burnleyt.
Muriq me bashkëlojtarët e tij festuan edhe me tifozët e klubit që kishin udhëtuar në këtë duel.
Burnley ka ndarë pamje nga festa e tyre në fushën e Middlesbrough.
Kur janë zhvilluar 40 xhiro në Championship, Burnley ka 87 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Sheffield United./Lajmi.net/
From the final whistle ? pic.twitter.com/ngiEvQsPow
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) April 7, 2023