Anelka: Domenech, një humbës i madh

Nicolas Anelka ka gjetur kohë të flasë për ish selektorin e Francës, Raymond Domenech, ndaj së cilit është shprazur në zero. Sipas futbollistit francez, trajneri kontrovers ishte përgjegjës për disfatën e Francës në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut. “E kam fyer në zhveshtore, edhe pse një gjë të tillë e kishte bërë edhe i…

Sport

03/04/2014 23:13

Nicolas Anelka ka gjetur kohë të flasë për ish selektorin e Francës, Raymond Domenech, ndaj së cilit është shprazur në zero.

Sipas futbollistit francez, trajneri kontrovers ishte përgjegjës për disfatën e Francës në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.

“E kam fyer në zhveshtore, edhe pse një gjë të tillë e kishte bërë edhe i tërë populli francez. Po flasim për një trajner që kurrë nuk ka fituar asgjë, as në divizionin e dytë. Nuk e di absolutisht se çka është fitorja. E respektoj si person, por nuk e respektoj absolutisht si trajner”, theksoi Anelka, i cili është dënuar me pesë ndeshje moslojë, së bashku me një gjobë prej 97,000 eurosh, por është obliguar edhe me një riedukim të obligueshëm.

Futbollisti i Ëest Bromëich Albion nuk është absolutisht pishman për sjelljen e tij, kur e kishte sharë Domenechun me të përfunduar pjesa e parë në ndeshje me Meksikën.

“Kur drejtohesh nga njerëz si Ancelotti apo nga trajnerët tjerë, e di shumë mirë se si duhet të sillesh. Ndërkaq, është mjaft e vështirë të jesh i udhëhequr nga një si Domenech. Sigurisht, do ta bëja të njëjtën gjë, sepse në atë moment e meritonte një gjë të tillë”, përfundoi Anelka.