Alexei Navalny zhvendoset në një burg të veçantë, qindra kilometra larg Moskës

Lideri opozitar rus Alexei Navalny ka arritur në një burg të veçantë në lindje të Moskës për të kryer dënimin e tij me burg, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve ruse RIA e cila citon një Komision Publik që mbron të drejtat e të burgosurve rusë.

Bota

28/02/2021 15:11

Navalny i cili është i dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkak të shkeljes së lirimit me kusht e të cilin ai e demanton duke thënë se kjo është e orkestruar nga Kremlini, është transferuar në burgun e veçantë, ka bërë të ditur një zyrtar nga ky Komision.

Raportohet se Navalny do të karantinohet para se tu bashkohet të burgosurve të tjerë atje.

Aleati i Navalnyt, Leonid Volkov ka shkruar në rrjetet sociale të dielën se avokati dhe familja e Navalnyt nuk janë informuar rreth vendndodhjes së tij prej të enjtes kur mësuan se ai ishte zhvendosur në një burg tjetër.

Navalny do kryejë dënimin e tij në burgun e veçantë, në regjionin e Vladimirit, 100 kilometra larg Moskës.