Alexander Arnold shkruan historinë akoma pa filluar finalja

Ylli i Liverpool, Trent Alexander Arnold, ka shkruar historinë në finalet e Ligës së Kampionëve, akoma pa filluar ndeshja e kësaj mbrëmjeje.

Sport

01/06/2019 20:45

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Liverpool po paraqitet në finalen e tij të dytë me radhë, me skuadrën e njëjtë, por kundërshtarin tjetër.

Arnold synon që me skuadrën e tij të bëjnë punë më të mirë sesa vitin e kaluar, kur u mposhtën nga Real Madrid.

Por, para fillimit të ndeshjes, lojtari ka shkruar historinë, duke u bërë lojtari i parë U-21 që emërohet në dy formacione startuese radhazi, në një finale të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Arnold ishte nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit këtë edicion, duke kontribuuar më së shumti me asistime. /Lajmi.net/